Lajme

Gjeneva rekord në ekonomi, vendos pagën më të lartë dysheme në botë

Gjeneva është një vend shumë i pasur.

Gjeneva është një vend shumë i pasur. Shtëpia e një sektori të madh bankar privat, Kombet e Bashkuara, dhe shtëpitë e ankandeve Sotheby’s dhe Christie’s, të cilat rregullisht shesin gurë të çmuar me çmime marramendëse.

Këtë muaj shteti po paraqet pagën minimale më të lartë mujore në botë, në përgjigje të një referendumi në fund të Shtatorit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Tarifa e re për orë prej 23 franga zvicerane – ekuivalente me 19, 25$ ose 22 euro, do të japë një pagë minimale mujore prej 4,000 franga (3,350dollarë).

Ky kanton zviceran mund të jetë i pasur, por është gjithashtu shtëpia e dhjetëra mijëra punëtorëve të hotelit, kamerierëve, pastruesve dhe parukerëve të cilët luftojnë për të siguruar jetesën.

Kur Zvicra u mbyll marsin e kaluar, imazhet e grupeve të njerëzve në menca në Gjenevë u bënë tituj kryesorë.

Në fakt, mencat ekzistonin para pandemisë dhe ato janë akoma atje disa muaj pasi mbaroi karantinimi.

Por nëse mendoni se 4000 franga janë shumë, ju nuk jetoni në Gjenevë.

Mjafton të hidhni një sy në titujt kryesorë të mediave vendase ku pamjet nga rradhët e gjata në qendrat e ndihmave janë një makth.

Në një llogari të shpejtë nga vendasit kuptojmë se një dhomë e vetme është 1.000 franga në muaj, duhen të paktën 500 franga në muaj për ushqim, sigurimi shëndetësor është 550 në muaj për person.

Paga e re minimale do të sjellë një ndryshim për shumë njerëz, të cilët frekuentojnë mencat.

“Në fund të muajit xhepat e mi janë bosh”, thotë një shtetase.

Hotelet, restorantet, baret dhe parukeritë janë ndër bizneset më të prekura nga pandemia. Ndaj punonjësit e tyre do të përfitojnë një rritje page.

Zvicra është një nga shtetet më demokratikë në botë ndaj nuk është çudi që edhe ligji i ri për rritje pagash hyri në fuqime referendum  pasi u miratua me një shumicë votash prej 58%.

Sistemi zvicerian i demokracisë së drejtpërdrejtë do të thotë që votuesit kanë fjalën e fundit, kështu që paga minimale tani është e detyrueshme./BBC/

Përshtati: Mapo.al


Etiketa: , , ,