Niveli i ujit për shkak të përmbytjeve dje në Venecia, kapi lartësinë e 187 centimetrave, shumë pranë rekordit të vitit 1966 kur lartësia e ujit kapi 190 centimetra.
Specialistët e inxhinierisë janë shprehur se nga përmbytjet e djeshme, Bazilika e San Marco me shumë mundësi kanë pësuar dëme të cilat për momentin është e pamundur të evidentohen.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha se do të miratojnë dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Venecia.
“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të na lejojë që të fillojmë ndarjet e para financiare në lidhje me shpenzimet e ndihmave të para që synojnë rivendosjen e funksionalitetit të shërbimeve”, tha Conte.
Etiketa: Giuseppe Conte, gjendje e jashtezakonshme, itali, përmbytje, Venecia