Lajme

Gjendja shëndetësore e infermierit që u ther me thikë dje në QKUK (FOTO)

Infermieri i Klinikës së Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) që u ther dje me thikë, aktualisht është në gjendje stabile.

Ai po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku u operua dje pas plagëve të marra nga sulmi me thikë.

Për gjendjen e tij ka njoftuar SHSKUK, pas vizitës që U.D i drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni, Valbon Krasniqi ia bëri infermierit.

Ndërkaq Policia ka njoftuar se personi që dyshohet se ka therur infermierin është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe është duke u kërkuar.f