Bota Shëndetësi

“Gjendja është serioze” – Kryeministri belg ngre alarmin: Situata me koronavirus, më e “rëndë” sesa në mars

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Yves Van Laethem ka thënë në një konferencë për media se numri i personave në kujdes intensiv do të rritet mbi 500 këtë javë.

Situata në Belgjikë është më e rëndë sesa në mars, gjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit, meqë numri i personave të infektuar ka prekur rekorde të reja, ndërkohë që numri i personave të shtrirë në spital është duke u dyfishuar çdo javë, kanë thënë zyrtarët të hënën.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Situata është serioze. Është më e rëndë sesa më 18 mars kur kemi marrë vendim për izolim”, ka thënë kryeministri Alexander De Croo.

Ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Yves Van Laethem ka thënë në një konferencë për media se numri i personave në kujdes intensiv do të rritet mbi 500 këtë javë.

“Cilido që të jetë ndikimi i masave, ne do të kemi 1,000 pacientë në kujdesin intensiv deri në fund të këtij muaji. “Falë masave të marra, dhe shpresës për ndikim sa më të shpejtë, ne duhet të anashkalojnë parashikimet matematikore që thonë se mund të kemi 2,000 pacientë deri në mesin e muajit nëntor. Nëse ndodh ashtu ne do të përballemi me shkallë maksimale të pacientëve të shtrirë me COVID-19″-ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Qeveria e Belgjikës si një masë për të parandaluar pandeminë e Covid-19 ka urdhëruar që nga sot mbylljen e bareve dhe restoranteve në gjithë shtetin për katër javë. Shumica e punëtorëve duhet të punojnë nga shtëpitë, derisa ora policore do të nisë zbatuari nga mbrëmja e së hënës.

Sipas mediave të huaja numri i pacientëve në departamentin e kujdesit intensiv, që ka qenë 412 të dielën, është duke u dyfishuar brenda tetë apo nëntë ditëve gjysma e të cilëve janë në ventilatorë. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani numri i përgjithshëm i viktimave në të gjithë botë është mbi 1.1 milion, ndërsa i të shëruarve mbi 30.1 milionë, ndërkohë në belgjikë kanë humbur jetën 10,413 persona dhe janë infektuar 222,253 të tjerë.