Kosovë

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në një banesë në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Prishtinë, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Dëshmitarët kanë njoftuar policinë se viktima, shtetas i huaj, është gjetur pa shenja jete në banesën ku po jetonte.

“Tre dëshmitarë meshkuj Kos.kanë njoftuar se kishin gjet pa shenja jete viktimën mashkull shtetas i huaj në banesën ku po jetonte. Në vend-ngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Obduksion”, ka njoftuar policia.