Është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Suharekë.
Siç njofton PK, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Suharekë 26.12.2020 – 22:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij ishte gjete pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raport.