Lajme

Gjendet e vdekur regjisorja shqiptare

Regjisorja Arzana Kraja është gjendur sot e v

Regjisorja Arzana Kraja është gjendur sot e vdekur në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, është gjendur këtë mëngjes e pajetë pasi policia ka marrë një telefonatë për një trup të vdekur.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”-thuhet në njoftimin  e policisë.

Kraja është një nga regjisoret më të njohura në Kosovë. Njëri nga filmat e saj të fundit ishte ‘Fusha e mëllenjave’, i prezantuar në festivalin ndërkombëtar të filmit “Berlinale”.


Etiketa: