Kosovë

Gjendet 28 vjeçari nga Malisheva që dyshohej se u rrëmbye

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur pasi ishte raportuar nga familjarët e tij se është zhdukur. I njëjti ëshë duke marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar nga Policia e Gjakovës për Gazetën Express.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Është gjetur nga familjarët. Për momentin po i ofrohet ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë. Me procedura tjera do të vazhdojmë sapo të jetë në gjendje të deklarohet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Pasditen e së shtunës Jetmiri ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e kishin lajmëruar Policinë se Jetmiri është zhdukur.

Një familjar i tij ka thënë për Express se në momentin kur ka dalë nga shtëpia, Jetmiri ka qenë i stresuar.

“Jo nuk e kemi gjetur, jemi duke e kërku,dyshime s’kemi, ka qenë i stresum pak. Ka qenë i stresum kur ka dalë i ka thënë nënës po dal te lumi. Këndej kah lumi dhe pjesa tjetër jemi duke e kërkua”, ka thënë një familjar i Jetmirit.

Ai ka deklaruar se Jetmiri nuk ka pasur probleme me askënd./Gazeta Express/