Lajme

Gjenden të vdekur dy persona në Prishtinë dhe një në Drenas

Tri vdekje të dyshimta kanë ndodhur nga e hëna në Rajonin e Prishtinës. Dy prej tyre janë raportuar në Prishtinë, derisa një në Komoran të Drenasit. Detaje rreth këtyre rasteve ka dhënë Policia e Kosovës.

Përmës raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të hënën rreth mesnatës është gjetur i vdekur një burrë në banesën e tij.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Rr. “Xhavit Ahmeti”, Prishtinë. Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe trupin e pajetë e ka tërhequr njësia e mjekësisë ligjore”, ka njoftuar Policia.

Një tjetër vdekje e dyshimtë është raportuar në kryeqytet dje rreth orës 18:00. Në rrugën “Skënder Matallari”, është gjetur i vdekur një 20-vjeçar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. “Skender Matallari”, Prishtinë. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Edhe në Komoran të Drenasit është gjetur një burrë pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas raportit të Policisë, në objektin përcjellës të shtëpisë së viktimës, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë zjarri AK-47, katër karikatorë me nga 30 fishekë, tre detonatorë elektrikë, shtatë granata dore, si dhe një sasi e municionit të ndryshëm

“Fshati Komoran, Gllogoc. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në objektin përcjellës të shtëpisë së viktimës, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë zjarri AK-47, katër karikatorë me nga 30 fishekë, tre detonatorë elektrikë, shtatë granata dore, si dhe një sasi e municionit të ndryshëm. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.