Lajme

Gjenden të vdekur dy persona në Istog dhe Malishevë, ky i fundit dyshohet se u vetëvra

Policia po heton vdekjen e dy personave të cilë

Policia po heton vdekjen e dy personave të cilët ndërruan jetë të dielën e 18 prillit, në Istog dhe Malishevë, njofton Insajderi.

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e të moshuarve “Për Komunitete” në Istog, gjatë pasdites së të dielës. Ai ishte banor i kësaj shtëpie.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe mjeku kujdestar, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me rastin është deklaruar stafi i qendrës si dhe vajza e viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima ka vuajtur nga disa sëmundje.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Derisa rasti tjetër është regjistruar gjatë paradites së djeshme, ku raportohet se viktima është dërguar në QKMF të Malishevës pa shenja jete, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Dyshohet se viktima ka qëlluar veten me armë zjarri.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit TT me tre fishek dhe një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com