Lajme

“Gjelat” e Francës mbërrijnë në Shqipëri nën masa të forta sigurie

Kombëtarja e Francës ka mbërritur në Tiranë. Avioni i “gjelave” u ul në aerportin “Nënë Tereza” mesditen e sotme. Për të pritur futbollistët i pranishëm ishte edhe Ambasadori francez.

Pas zbritjes në aeroport, futbollistët u nisën me autobus drejt hotelit ku do akomodohen për të qëndruar deri në momentin e zhvillimit të ndeshjes mbëmjen e së dielës.

Autobusi shoqërohet nga forca të shumta të RENEA-s. Gjithashtu raportohen se ka edhe forca të shumta të policisë rrugore për të garantuar sigurinë e kombëtares franceze.


Etiketa: ,