Kosovë Showbiz

Getoar Selimi befason fansat pasi punon një vazo argjile

Getoar Selimi duket se ka një talent të cilin e ka mbajtur fshehur nga publiku.

Reperi i famshëm shqiptar duket se nuk e ka vetëm talentin e padiskutueshëm të muzikës.

Ai së fundmi është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të tij më të fundit me reperin Majk, “Hajde te baba”.

Geti është mjaft aktiv në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai i befasoi fansat teksa publikoi një fotografi duke shfaqur një talent të tij që askush nuk e dinte. Ai në fotografi shihet në një studio argjilore, gjatë procesit të krijimit të një vazoje nga materiali i argjilës.