Lajme

Gërvalla: Me mbi 50 përqind, kemi një mandat të qartë për ta bërë një shtet normal, ligjor dhe evropian

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka thënë se sot është një ditë e veçantë, pasi sipas saj vendimi i qytetarëve të Kosovës më 14 Shkurt po shndërrohet në realitet politik.

“Sot Kuvendi po konstituohet si asnjëherë më parë. Me mbi 50%, kemi një mandat të qartë për ta bërë shtetin tonë një shtet normal ligjor evropian”.

“Do ta fillojmë punën që sot. Së bashku do t’i arrijmë qëllimet”, ka shkruar Gërvalla në rrjetin social Facebook.