Kosovë

Geci për Thaçin e të tjerët: Nëse ata dënohen për vrasjet e shqiptarëve do të ndjehesha i lehtësuar

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka folur rreth krimeve që po akuzohen katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Geci tha se nëse ata dënohet për vrasjet e shqiptarëve atëherë ai do të ndjehej i lehtësuar.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Nëse dënohen ata për vrasjet e shqiptarëve do të ndjehesha jashtëzakonisht i lehtësuar”, tha Geci në Kanal10.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po dënohen për krime lufte, trajtim çnjerëzor e vrasje. Ata aktualisht janë në paraburgim në Hagë.