Kosovë

Gecaj: Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli janë të pabesë

Shefi i kabinetit të MPB’së, Bajram Gecaj, i ka quajtur të pabesë anëtarët e LDK’së, Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli.

“Institucioni ynë kombëtar i BESËS SHQIPËTARE është ndërtuar mu për shkak të pabesëve si Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Osmani është përjashtuar nga të gjitha pozitat brenda partisë. Ajo ishte kandidate e LDK’së për kryeministre por gjërat ndryshuan kur ajo nuk përkrahu mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Ndërkohë Avdyli i ka dalë në krah asaj derisa së fundi e ka quajtur komunist kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa.