Lajme

Gazetari: Rama i ka kërkuar Mitsotakis heqjen e ligjit të luftës

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Kryeminis

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Kryeministri i Greqisë, Mitsotakis që të hiqet ligji i luftës. Kështu së paku raporton korespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe.

Raportimi i gazetarit:

“Greqia është shumë e kënaqur me ecurinë e marrëveshjeve deri tani. Pala greke është njohur me ngërçin e pronave në jug të vendit dhe ka shprehur kënaqësinë e saj me ecurinë kësaj çështjeje. Rama ka kërkuar ndërhyrjen e Mitsotakisit, përsa i përket heqjes së ligjit të luftës, një relike që sipas tij mban peng marrëdhënien mes dy palëve. Pala greke është e kënaqur pasi po shënohet progres në plotësimin e kërkesave në drejtim të minoritetit. Po kështu, Rama i tha Mitsotakisit që duhet të jeni më aktivë në Ballkan dhe Mitsotakis iu përgjigj që synojmë të rikthehemi në Ballkan, përkrah partnerëve tanë siç jeni ju. Mitsotakis shprehu dëshirën që të vizitojë Shqipërinë për të krijuar një ide me sytë e tij mbi situatën e minoriteteve në Shqipëri”.

Abrogimi i Ligjit të Luftës është një diskutim i hapur prej shumë vitesh dhe një kërkesë e vazhdueshme e partisë çame, PDIU, pasi përbën një pengesë juridike për shqiptarët që kanë dhe duan të kërkojnë të drejtat e pronësisë në Greqi. Deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare mbi temat që janë diskutuar në takimin e sotëm zhvilluar në Athinë mes dy kryeministrave.

Lexo edhe:

Rama takon Mitsotakis: Do të intensifikojnë dialogun me Greqinë


Etiketa: , ,