Lajme

Gazetari: Opozita i la në baltë banorët e Astirit

Gazetari Enton Abilekaj ka reaguar lidhur me dh

Gazetari Enton Abilekaj ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar mëngjesin e sotëm nga policia ndaj banorëve të Astirit. Abilekaj hodhi akuza ndaj opozitës, duke thënë se “disa ish-deputetë të PD-së dhe LSI-së nuk iu përgjigjeshin sot në mëngjes banorëve në telefon”, dhe kjo është një arsye për të humbur besimin te opozita. “Pas kësaj pse duhen besuar premtimet e opozitës për mbrojtjen e Teatrit, për luftën ndaj “oligarkëve”, për uljen e taksave, për më pak korrupsion, kur që në opozitë nuk i mban premtimet?”, është pyetja që ngre gazetari.

Postimi i plotë i Abilekajt:

Protesta e Astirit nisi si reagim i banorëve të prekur kundër prishjes së shtëpive. Një shtysë instiktive për vetëmbrojtje që nuk llogariste nëse mediat, apo opozita do ishin në krah, një rezistencë njerëzore që preku gjithë shqiptarët. Kur opozita hyri në mes të kësaj drame që transmetohej live, shija u prish, shumë protestues u larguan, deputetët e opozitës u bënë më protagonistë se banorët. Opozita mund të mos përfshihej në një përplasje civile në një rrugë të Tiranës. E legjitimoi përfshirjen duke u ofruar si mburojë për shtëpitë e tyre. Sot, në 6 të mëngjesit, kur ata kishin orën vendimtare, ata që u premtuan se do bëheshin mburojë njerëzore bashkë me ta, as ishin aty, as përgjigjeshin në telefon.

Nuk kishte pse të angazhohej, por pasi e bëri, duhet t’i qëndronte angazhimit deri në fund. Ashtu si me Kukësin dha mesazhin e lënies në baltë, e mosmbajtjes së premtimit. Pas kësaj pse duhen besuar premtimet e opozitës për mbrojtjen e Teatrit, për luftën ndaj “oligarkëve”, për uljen e taksave, për më pak korrupsion, kur që në opozitë nuk I mban premtimet? Përgjigja nuk vjen duke sharë mediat dhe gazetarët që e konstatojnë me zhgënjim.

Lexo edhe:

Dhuna në Astir/ Albana Vokshi nga Trauma : Më shumë se 12 të lënduar


Etiketa: , , ,