Lajme

Gazetari: Makina s’ishte e prokurorit Ndoja, por e biznesmenit

Gazetari Enton Abilekaj tha në emisionin “Op

Gazetari Enton Abilekaj tha në emisionin “Open” se makina me të cilën po lëvizte prokurori Ndoja ditën që iu bë atentat, nuk ishte e tij, por e biznesmenit Fadil Qollaku.

“Fadil Qollaku është një biznesmen që ka lidhje të afërta me prokurorin Ndoja. Ndoshta ja ka dhënë për të lëvizur atë ditë”, tha Abilekaj.

Atentati mafioz i Durrësit mori përmasa më të mëdha, pasi sot ndërroi jetë në spital shoferi i prokurorit, Andi Maloku, ndërsa prokurori Ndoja dhe i plagosuri tjetër Aleksandër Laho, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Etiketa: , ,