Janë jo të pakta institucionet ndërkombëtare të prirura në mbrojtje të kulturës dhe trashëgimisë që kundërshtojnë planin e qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar në qendër të Tiranës. Sikurse mjaft personalitete të artit, kulturës dhe medias i janë bashkuar nismës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. I tillë është edhe gazetari dhe shkrimtari francez, Stephan Bern.
Regjisori Robert Budina, njëkohësisht një prej zërave më të fortë kundër asgjësimit të ndërtesës aktuale të Teatrit, ka postuar në Facebook qëndrimin e Bern në mbrojtje të godinës.
“Për Robertin, bashkë punojmë për të shpëtuar Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe mbrojmë trashëgiminë europiane. Është urgjente. Miqësisht, Stephan Bern”, është dedikimi i gazetarit francez në librin e tij për trashëgiminë kulturore.
Postimi
Në konferencën e Europa Nostra në Paris u takuam me Stephan Bern gazetar dhe shkrimtar, i cili fitoi vjet çmimin e Europa Nostras. Stephan ka shkruar librin e tij të fundit për trashëgiminë kulturore. Në librin e tij të ri ky ishte dedikimi për ne:
Për Robertin, bashkë punojmë për të shpëtuar Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe mbrojmë trashëgiminë europiane. Është urgjente.
Miqësisht
Stephan Bern
Teatri do të restaurohet