Opinione

Gazeta gjermane publikon rrëfimin e shqiptares për luftën, ja si u vranë njerëzit para syve të saj

Gazeta gjermane

Gazeta gjermane Badische-Zeitung ka publikuar intervistën e një nxënëses shqiptare që e ka zhvilluar me nënë e saj, përcjell “Bota sot”.

Nëna Valdete Xhoxhaj ka rrëfyer ngjarjet që i kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Ndërkaq, vajza e saj Naile Xhoxhaj është nxënëse e klasës së nëntë në Seelbach, përcjell “Bota sot”.

Intervista e plotë:

Valdete Xhoxhaj 37-vjeçarja flet për shumë mizori të luftës në Kosovë. Vajza e saj Naile Xhoxhaj, një nxënëse në klasën e 9 në Qendrën e Edukimit Geroldsecker në Seelbach, e ka intervistuar nënën e saj. Kur konflikti në Kosovë arriti kulmin në luftë në 1998, Valdete Xhoxhaj ishte ende një fëmijë.

Zischup: A mund të na tregoni diçka për atë që ka ndodhur në Kosovë?

Xhoxhaj: Në Mars 1998 filloi lufta në Kosovë. Para 22 vite, unë isha 15 vjeçare dhe jetoja në Kosovë, në fshatin e Nashec. Natën kur shpërtheu lufta, familja ime dhe unë ikëm në pyll për vetëm dy ditë. Pas dy ditësh ikëm në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës. Asnjë vend nuk ishte aq i sigurt. Frika ishite shoqëruesi jonë i vazhdueshëm. E mbaj mend shumë mirë. Serbët, veçanërisht oficerët e policisë serbe, u kthyen kundër shqiptarëve, kështu që ne kishim një arsye për të ikur. Kemi mbijetuar me ushqim të dobët. Serbët qëlluan, abuzuan dhe vranë para syve të njerëzve. Babai im në atë kohë luftonte krah UÇK-së, sigurisht që ishte e rrezikshme.

Zischup: Çfarë është UÇK-ja ?

Xhoxhaj: UÇK – ja ishte një organizatë shqiptare që luftonte për pavarësinë e Kosovës.

Zischup: Çfarë frike kishin njerëzit në vend?

Xhoxhaj: Ata kishin frikë të humbitnin familjet e tyre, të ishin të uritur dhe të ardhmen.

Zischup: A keni marrë ndihmë ose mbështetje nga dikush?

Xhoxhaj: Po, ndihma patjetër, për shembull rrobat tona erdhën nga Amerika.

Zischup: A është vrarë dikush nga familja juaj?

 Xhoxhaj: Jo, për fat të mirë jo. Kjo ndoshta edhe sepse kemi qenë një grup pak më i vogël, por edhe mund të na kishin kapur.

Zischup: Si kanë qenë kushtet tuaja të jetesës pas luftës?

Xhoxhaj: Ka pasur shkatërrime të fshatrave. Shtëpitë i gjetëm të djegura pjesërisht, por me ndihmën e Evropës të paktën morëm një çati mbi kokë. Dhe pas një viti shtëpitë tona u rindërtuan.

Zischup: Cilat armë janë përdorur?

Xhoxhaj: Më kujtohen automjetet e blinduara.

Zischup: Sa njerëz vdiqën në luftë?

Xhoxhaj: Fatkeqësisht nuk mund t’i përgjigjem kësaj.

Zischup: A keni dalë nga lufta me trauma apo simptoma të tjera psikologjike?

Xhoxhaj: Shumë prej nesh kanë pasur trauma sepse serbët na frikësuan.

Zischup: A  ka pasur persona të vdekur në vendin tuaj?

Xhoxhaj: Kishte shumë vdekje, fëmijë, gra dhe burra shqiptarë.

Zischup: Për cilat të drejta luftoi Kosova?

Xhoxhaj: Për lirin e vendit.

Zischup: A keni qenë ndonjëherë në një shkëmbim zjarri?

Xhoxhaj: Po.

Zischup: A kishin shqiptarët armë teknike?

Xhoxhaj: Meqenëse Kosova është një nga vendet më të varfra, unë do të thoja që ata nuk kishin qasje në gjithçka.

Zischup: Kur u kthyet në Kosovë, a u kthyet me NATO-n?

Xhoxhaj: Po.

Zischup: A ju ka mbështetur NATO në atë kohë?

Xhoxhaj: Po, shumë. Ne kishim të paktën pak shpresë pasi NATO ishte në anën tonë.

Zischup: A e keni të vështirë të flisni për atë që keni përjetuar atëherë?

Xhoxhaj: Jo, unë mund të flas për këtë sot. Megjithatë, kurrë nuk do t’i harroj njerëzit që u vranë para syve të mi, torturat dhe dhimbjet që u shkaktuan fëmijëve të pafajshëm. Me këtë kapitull kam mbaruar. Unë jam mirënjohës për njerëzit që na ndihmuan gjatë kësaj kohe të vështirë dhe që familja ime është akoma gjallë. Shpresoj që Kosova të mos e humbasë pavarësinë e saj dhe që njerëzit e këtij vendi të jenë të sigurt në të ardhmen.