Maqedoni

Gastronomët nga Ohri e Struga kundërshtojnë kthimin e masave

Kthim një hap prapa.

Kthim një hap prapa. Kështu i vlerëson shoqata e gastronomeve nga Ohri dhe Struga masat e reja të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Qeverisë. Ata thonë se në kohë kur sezoni turistik ishte shumë më i dobët se vitin e kaluar, dhe kur nuk kishte pothuajse asnjë turist të huaj, dhe të ardhurat ishin shumë më të ulëta se vitin e kaluar, masat e këtilla do të ndikojnë edhe më shumë në punën e tyre.

Kjo do të krijojë problem shtesë për ne, sepse te njerëzit do të krijohet mendim negativ, se ja, ka diçka. Në vend që të flasim se çfarë të bëjmë më tej, ne kthehemi prapa. Nuk mundet që për shkak të tre ose katër objekteve gastronomike në Maqedoni, çmimin ta paguajnë të gjithë gastronomët – u shpreh Ilker Gavaz- gastronom nga Struga.

Disa nga gastronomet shpresojnë që të paktën të mos ketë shkurtim të orarit të punës.

Periudha që ndodhi në mars, ne mundëm disi të bëjmë përpjekje shtesë për dy ose tre muaj të tjerë, kemi pritur të fillojë sezoni, për ta shtyrë disi. Por tani para nesh kemi nëntë muaj. Sidomos për vende turistike të vogla si ne , ku funksionojnë tre ose katër muaj. Kështu, kjo do të thotë kolaps i plotë për të gjitha hoteleritë – deklaroi Erhan Su-grupi për turizëm- Ohër.

Su thotë se duhet të merret parasysh fakti që asnjë vatër e vetme e koronavirusit në këto tre katër muaj nuk ka dalë nga objektet gastronomike. Një ditë më parë, qeveria pranoi masat kufizuese të Komisionit, me të cilat në objektet gastronomike nuk lejohen këngëtarë, grupe muzikore, Di xhej. Gjithashtu kufizohet edhe niveli maksimal i zhurmës në 55 decibel, si dhe kufizohet numri maksimal i lejuar i personave në një tavolinë me 4 persona.

Miki Trajkovski