Lajme

Gashi thotë se ka ardhur urdhër nga Specialja të mos publikohen dokumente të tjera

Avokati i njohur, Tomë Gashi, është deklaruar r

Avokati i njohur, Tomë Gashi, është deklaruar rreth  komunikimeve të tij të sotme me Gjykatën Speciale, transmeton Insajderi.

Ai tha se në një thirrje janë ftuar ai dhe sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku që të shkojë te selia e EULEX-it në Fushë Kosovë për të marrë disa dokumentacione.

Më pas thotë se i ka ardhur edhe një email nga po të njëjtit, dhe se në këtë email ishte një urdhër për të mos publikuar dokumentacione nëse u vijnë në të ardhmen.

“Unë i kam propozuar që nëse kanë dokumentacione duhet t’i dërgojnë në selinë e OVL të UÇK-së. I dhashë edhe propozimin që të vijnë në zyrën time të avokatisë. Më vonë më ka ardhur një email nga të njëjtit…Në email shkruan që është një urdhër. Urdhri është që ne mos të publikojmë dokumentacione nëse na vijnë në të ardhmen”, ka deklaruar ai në Rtv Dukagjini.

Avokati thotë se ky urdhër mban datën 25 shtator e që sipas tij kjo mund të jetë e mirë për Gucatin dhe Haradinajn pasi ai ka ardhur te veteranët me vonesë. /Insajderi.com