Lajme

Gashi: Qeverinë Kurti e përfaqëson dhe e karakterizon mashtrimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokrati

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se Qeverinë Kurti e “përfaqëson dhe e karakterizon mashtrimi”, raporton Insajderi.

Ai ka kritikuar qeverinë duke thënë se po tentojnë të fshihen pas gjinisë dhe se trajtimi i  femrave  duhet të jetë i njëjtë, jo vetëm pse ato janë deputete.

“Mashtrimin që e keni kthyer në kauzë, është ajo çfarë ju përfaqëson dhe ju karakterizon. Përfaqësimi mes mashtrimit është i padenjë. Tani jeni në pushtet, nëse diçka është gabim, rregulloni, nëse diçka nuk funksion rregulloni. Trajtoni me prioritet gratë e këtij vendi, jo sepse janë gra por sepse janë deputete”, ka thënë ai.

Gashi është shprehur se po mbrohet “pazari politik” për shkak të gjinisë, duke u referuar tek rasti i  Adelina Grainca e cila nga Partia Demokratike e Kosovës kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Duke tentuar të mbrohet një pazar politik për shkak të gjinisë është mizori. Pazari ka ndodhur, ajo është deputete si të tjerët, pa marrë parasysh a është grua apo burrë. Është deputetja që ka ndërruar pozicionin politik për shkak të benificioneve. Gratë edhe burrat e këtij kuvendi janë të barabartë dhe nuk mbrohet e as sulmohet askush për shkak të gjinisë. Thirrja e partive të pushtetit është e paarsyeshme”, ka shtuar Gashi. /Insajderi.com