Lajme

Gara për Kryeprokuror/ Marku: Nuk e kam patur të lehtë…

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur inte

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur intervistimin me kandidatët për Kryeprokuror, ku e para është Arta Marku.

Marku, e cila prej dy vitesh është kryeprokurore me mandat të përkohshëm, tha se ka punuar në një terren të vështirë, për shkak edhe të mungesës së hallkave në sistemin e drejtësisë.

“Ka qenë një periudhë jo e lehtë, pasi i gjithë sistemi ishte në reformim të thellë. Edhe sot mungon Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Ka qenë një terren aspak i lehtë për të punuar. Nuk mund të kesh rezultate të dukshme nëse mungojnë disa nga hallkat e sistemit”, u shpreh ajo.

Më pas do të intervistohen edhe kandidatët Fatjona Memçaj dhe Prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela.

Kreu i KLP njoftoi në hyrje të seancës se pas prezantimit do të bëjnë pyetje dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë ndjekur procesin.