Lajme

Fyeu policët/ Salianji – Lleshajt: Prej ditës kur t’u dhurua posti, i ke parë kolegët si vegla

Ervin Salianji nga Partia Demokratike, ka publi

Ervin Salianji nga Partia Demokratike, ka publikuar në rrjet videon ku ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj fyen policët nga foltorja e Kuvendit.

Salianji teksa e cilëson Lleshajn si të padenjë, shprehet se Forcat e Rendit kanë një ndër rolet më të rëndësishme në shoqëri.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ai shton se Lleshaj nuk mund ta kuptojë këtë gjë, sepse që prej ditës kur iu dhurua posti i ministrit të Brendshëm, i ka parë kolegët e tij si vegla për t’i përdorur.

Salianji i thotë Lleshajt se ‘nuk ka faj’ pasi ka mësuar prej shefit të tij, arroganca e të cilit i ka infektuar të gjithë.

Ish-deputeti i PD ndan një video ku shihen policët të cilët punojnë në dëborë, në shi, e ndërsa Lleshaj i fyen nga foltorja e Kuvendit.

Statusi i plotë:

Forcat e Rendit kanë një ndër rolet më të rëndësishme në shoqëri.
Por ti nuk mund ta kuptosh, sepse që prej ditës që t’u dhurua posti që mban, i ke parë kolegët e tu si vegla pët t’i përdorur në shkelje të ligjit.
Nuk ke faj as ti, ke mësuar prej shefit tënd, arroganca e të cilit ju ka infektuar të gjithëve. Përçmimi ndaj policëve është i neveritshëm!

Mos i prano më palaçot në pushtet!

Denonco, shpërndaje këtë video.


Etiketa: ,