Lajme

Ftesa e infermierit që ka hyrë grevë: A ka trima e të vendosur që më bashkohet t’i realizojmë kërkesat

nfermieri Enlirat Duraku, tashmë që më shumë se dy javë ka hyrë në grevë urie për shkak të mosrealizimit të kërkesave të infermierëve për rritje të pagës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Atij së fundmi i është përkeqësuar edhe gjendja shëndetësore, andaj edhe është shtrirë në Klinikën Emergjente për trajtim të mëtutjeshëm.

Duraku i ka pyetur sot infermierët tjerë nëse do t’i bashkëngjiten edhe ata grevës, duke thënë se kësaj here do ta mbajnë ata para Shërbimit Spitalor Klinikë e Universitar të Kosovës.

Shkrimi i tij i plotë:

2195 infermier në QKUK !

Herën e parë mbeta vetëm !

Kush me bashkangjitet në Grevë Urie dhe etje ?

A ka asi trima, guxim dhe te vendosun që me i realizu kërkesat :

 1. Rritja e pagesës së natës

2. Pagesa e orëve shtesë dhe vikendeve

3. Pagesa e rrezikshmërisë në punë

Kësaj here para SHSKUK-së, batanijet i organizoj une.

Jo like postimit por PO ose JO .

Enlirat K. Duraku

Infermier COVID