Lajme

FSK dhe Policia e Kosovës po realizojnë trajnimin e Avancuar Malor për Kërkim Shpëtim

Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Pomozotin, është duke u realizuar trajnimi i Avancuar Malor për Kërkim Shpëtim (KSH).

“Personeli ushtarak nga njësitë e FSK-së dhe Policia e Kosovës të cilët kanë përfunduar nivelin bazik gjatë këtij trajnimi janë duke u përgatitur në aspektin e njohurive për kërkim-shpëtim malor të nivelit të avancuar, siç janë: operacionet malore, siguria në operacione, metodat e kërkimit, repelim, mbijetesë gjatë operacioneve malore, ndihma mjekësore dhe navigim tokësor”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Reklamo bizensin tuaj ketu