Lajme

Fshihte kanabis në vendin intim dhe ia çonte burrit, pezullohen 8 punonjës burgu

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgj

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka zbuluar një skemë të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në burgun e Fushë Krujës. Si pasojë janë pezulluar nga detyra tetë punonjës deri në përfundimin e hetimeve.

Burime policore nga drejtoria e Burgjeve thanë për mediat se Shkëndije Rama ishte personi që fuste lëndën narkotike në burg për burrin e saj Isuf Rama, të dënuar po për kanabis. Bashkëshortja e Isuf Ramës e fshihte hashashin në vendet intime duke mundësuar kështu kalimin.

Një tjetër provë për hetuesit janë edhe përgjimet telefonike mes të dënuarit dhe bashkëshortes së tij, ku flitet për sigurimin dhe mënyrën e kalimit të kontrollit.

Isuf Rama do të përballet edhe me një tjetër akuzë ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në “arrest shtëpie”. Ndërkohë që sot janë shkarkuar nga ministrja e Drejtësisë 13 drejtorë të policisë në sistemin e burgjeve në vend.


Etiketa: , , , ,