Maqedoni

Fshati Kosturnik pa asnjë investim nga Komuna e Kumanovës! Në vend të asfaltit, gropa të mbushura me zhavor

Banorët e Kosturnikut ecin nëpër rrugën e vetme

Banorët e Kosturnikut ecin nëpër rrugën e vetme të fshatit, të cilën asnjëherë nuk e asfaltoi komuna. Ata shprehin revoltën që prej dekadash ua premtuan shtrimin e rrugës prej vetëm 1 kilometër. Sipas tyre, të gjitha investimet në këtë fshat të Kumanovës janë bërë nga vetë banorët dhe nga ata të diasporës. U premtuan asfalt, por atë u sollën në një formë zhavori, sa për të mbuluar gropatë e mëdha të rrugës. Kjo ka acaruar rreth 200 banorë sa ka fshati, të cilët kërkojnë një takim urgjent me kryetarin e Kumanovës.

– Advertisment –

“Kanalizimin vetë, udhën që e kemi ndërtuar vetë edhe shkollën, prej shtetit nuk kemi asnjë ndihmë. Ata po vijnë po na rrejnë, këtë ju japim atë ju japim, kërkojnë vota. Ne i votojmë asgjë nuk ka prej tyre. Unë do të thoja që këta politikanët janë bërë mashtrimi i popullit”, tha Sahit Qerimi, banor.  

“Rrugë është për askund, gropa-gropa gjithandej! Premtimet janë dhënë qe qe sa vite, kërkesa nuk di as vet sa sa kam bërë për të na asfaltuar rrugën. Deri më tani nuk është realizuar asgjë. Këtu figuron një kilometër rrugë, ne nuk po kërkojmë autostradë! Ne po thojmë rreth 3,5 metër gjërësi që nënkupton rreth 3,500 m2 asfalt për të kompletuar rrugën.” (L-cut insert i gropave duke lëvizur veturat, theksoi Qail Qaili, banor.

“Çdo projekt që është bërë për fshatin Kosturnik gjithmonë e kanë refuzuar. Tani pe shohim se edhe për rrugën është si refuzim. Pse bëhet vetëm në fshatin tonë? Shoh në tjera fshatra edhe pse nuk jam kundër tyre pse atje bëhet e këtu jo! Jam dëshmitar se punohet në lagje ku ka 2-3 shtëpi e këtu mbi 60 shtëpi neve na mungon 1 km rrugë për tu shtruar me asfalt”, tha Qani Selimi, banor.

Kreu i Kumanovës Maksim Dimitrievski pranon që si komuna më e madhe në vend kanë edhe telashet më të mëdha për çështje komunale. Për Kosturnikun thotë se nuk e ka lënë në harresë, por nuk jep asnjë datë të saktë se kur mund të bëhet investimi i parë infrastrukturor i komunës në këtë fshat.

 “Nuk mund sakt të them, unë do të doja të kisha mundësi ta kryej edhe këtë projekt në fshatin Kosturnik. Për momentin janë porositur dokumentet e projektit, por nëse mbani mend në të kaluarën fshati i njëjtë nuk kishte as ifrastrukturë nëntokësore, madje as rrugët nuk ishin me zhavor. Do të përpiqemi të bëjmë  maksimumin që edhe këtyre bashkëqytetarëve tanë tu lehtësojmë problemet komunale, dhe duhet të pranojmë se në dekadën e kaluar komuan pati lënë pasdore të gjitha investimet në zonat rurale”, theksoi Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës.

Angazhimi i pushtetit lokal për krijimin e kushteve infrastrukturore sipas kreut të komunës rreth 70% është realizuar. Për muajt e mbetur të këtij mandati Dimitrievski zotohet se do të kryej edhe pjesën e mbetur të premtimeve që u ka dhënë qytetarëve. Banorët shprehin mëdyshjet duke rikujtuar votimet.

 Adnan Qaili