Sport

“French Open” shtyhet për një javë shkaku i Coronavirusit

Turneu i tenisit “French Open” do të shtyhet pë

Turneu i tenisit “French Open” do të shtyhet për një javë për shkak të pandemisë së Coronavirusit, njoftuan organizatorët, njofton Insajderi.

Turneu “Grand Slam” ishte planifikuar të fillonte më 23 maj, por dueli i parë do të luhet më 30 maj.

Federata Franceze e Tenisit tha se vendimi ishte marrë në mënyrë që të maksimizohen shanset që ngjarja të luhet përpara një numri sa më të madh të spektatorëve në një mjedis të sigurt.

Masa erdhi ndërsa rastet e koronavirusit u rritën në Francë ndërsa spitalet janë pranë mbingarkesës. Për të ngadalësuar ritmin e infeksioneve, në vend janë zbatuar kufizime të reja, përfshirë mbylljen tre-javore të shkollave dhe ndalimin e udhëtimit të brendshëm për një muaj dhe mbylljen e dyqaneve jo-thelbësore.

“Kjo shtyrje do të na japë pak më shumë kohë për të përmirësuar gjendjen shëndetësore dhe duhet të na mundësojë të shohim shanset tona për të mirëpritur spektatorët në Roland Garros”, tha Gilles Moretton, presidenti i Federatës Franceze të Tenisit.

Ugo Valensi, drejtori ekzekutiv i Bordit Grand Slam që koordinon katër turnet kryesore tha se organizata mbështet vendimin e Federatës.

Tenistja franceze Alize Cornet, megjithatë, kritikoi ministren e Sportit, Roxana Maracineanu për vendimin.

“Ministrja jonë e Sportit është një katastrofë”, tha Cornet, duke folur për Kanalin Tennis. “Ky është një vendim mjaft egoist, të jem e sinqertë. Për shkak se kalendari do të pësojë nga kjo shtyrje. Unë e kuptoj se nuk është një kohë e lehtë për turneun, por duhet të mendojmë për lojtarët dhe kalendarin”, tha ajo.

Turneu i vitit të kaluar të “French Open” gjithashtu ishte shtyrë për në shtator për shkak të krizës shëndetësore. /Insajderi.com