Maqedoni

“Freedom house”: Korrupsioni, problemi serioz në vendin tonë

Maqedonia e Veriut radhitet në mesin e shte

Maqedonia e Veriut radhitet në mesin e shteteve pjesërisht të lira në raportin e Freedom Hausit. Organizata ndërkombëtare e ka vlerësuar lirinë në vend me 66 nga gjithsej 100 pikët e mundshme, që është një rritje për 3 pikë krahasuar me vitin paraprak. Në raport theksohet se vendi vazhdon të përballet me korrupsionin, gazetarët dhe aktivistët përballen me presione dhe kërcënime.

– Advertisements –


Raporti i Freedom House
“Korrupsioni mbetet problem serioz dhe ka pasur pandëshkueshmëri të gjerë për zyrtarë të korruptuar të Qeverisë, anëtarë të parlamentit dhe gjyqësorit. Ndonëse Raporti i progresit i BE-së për vitin 2020 vlerësoi reforma të qëndrueshme të Maqedonisë së Veriut, skandale serioze të korrupsionit dhe prokurimit vazhdojnë të shfaqen.”

Kritikohent ngecja e reformave në gjyqësor.

Raporti i Freedom House
“Mbeten shqetësime në lidhje me efikasitetin dhe pavarësinë e gjyqësorit. Në vitin 2018, qeveria miratoi një numër reformash që synojnë rritjen e pavarësisë gjyqësore, por jo të gjitha reformat gjyqësore të premtuara nga Qeveria janë zbatuar.”

Sipas Freedom House liria akademike kryesisht respektohet, por korrupsioni në universitete është shumë i shfaqur. Freedom House vlerëson se Ligji për qasje tek informacionet e karakterit publik zbatohet në mënyrë jo të qëndrueshme dhe se Qeveria duhet bërë progres konkret për transparencën për të cilën është zotuar. Në raport poashtu theksohet se islamofobia është prezentë në retorikën e politikanëve dhe diskurseve publike dhe i adresohet komunitetit shqiptar dhe romë.

Anesa Salihu