Lajme

Franca shtrëngon masat, ndalohet lëvizja pas orës 18:00

Autoritetet franceze kanë shtrënguar masat si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi.

Kryeministri Jean Castex njoftoi sot në një konferencë shtypi se ndalimi i lëvizjes nga ora 18:00 pasdite, që tashmë është në fuqi në 25 rajone, do të shtrihet në të gjithë Francën nga kjo e shtunë.

“Në të gjithë vendin, ndalimi i trafikut do të hyjë në fuqi nga ora 18:00 pasdite, nga kjo e shtunë dhe për të paktën 15 ditë ”, tha ai.

“Të gjitha dyqanet ose shërbimet që janë të hapura për publikun do të mbyllen në orën 18:00 pasdite”, tha Jean Castex, duke shtuar se Ministria e Brendshme ishte përgjegjëse për monitorimin.