Lajme

Franca paralajmëron qytetarët në të gjithë botën për sulme të reja: Kërcënimi është kudo!

Pas sulmit islamik në Nice i cili shkaktoi tre të vdekur, Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj në të gjithë botën për sulme të mundshme ndaj tyre: “Kërcënimi është kudo”, tha Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian pas një takimi të kabinetit të sigurisë të kryesuar nga Presidenti Emmanuel Macron.

“Hapi nga urrejtja virtuale në dhunën e vërtetë është i vogël,” tha Le Drian. Parisi ka udhëzuar misionet diplomatike jashtë vendit që të forcojnë masat e sigurisë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Kurse Ministri i Mbrojtjes Florence Parly tha pas takimit të krizës se Franca do të mbrojë më mirë sidomos shkollat ​​dhe kishat. Sipas Ministrisë së Brendshme për këtë qëllim po mobilizohen 3500 policë rezervë. Nga këtza 120 policë shtesë do të patrullojnë në Nicë.

Presidenti Macron kishte njoftuar më parë se njësia kundër-terrorizmit e ushtrisë do të shtohet nga 3,000 në 7,000 vetë. Kryeministri Jean Castex shpalli pas atentatit në Nicë shkallën më të lartë të rrezikut nga terrori në vend.

Presidenti Emannuel Macron deklaroi në Nicë se “e gjithë Franca është sulmuar”. Nëse ky vend sulmohet për shkak të vlerave të tij dhe të drejtës së lirisë së mendimit. “Ne nuk do të tërhiqemi.” 

Forcimi i masave të sigurisë lidhet me kërcënimet dhe protestat masive kundër Francës në vendet myslimane.

"Kërcënimi është kudo", Macron paralajmëron