Lajme

Franca lëshon lejen e COVID për udhëtime brenda dhe jashtë shtetit

Franca tani më ka lëshuar një leje shëndetësore

Franca tani më ka lëshuar një leje shëndetësore të COVID-19 për të lejuar udhëtimin mbrenda dhe jashtë shtetit, përcjell Insajderi.

Kjo leje do të lejojë që qytetarët e vaksinuar, ata të cilët kanë rezultuar negativ ose janë shëruar nga Coronavirusi, të udhëtojnë drejt Francës ose jashtë saj, njofton Euronews.

Kjo leje është e ngjajshme me pasaportat e vaksinave të diskutuara nga shumë vende, e cila është pjesë e funksionalitetit të ri “broshurë” në aplikacionin COVID të vendit, TousAntiCOVID.

Brenda kësaj “broshure” njerëzit mund të ruajnë çertifikatat e vaksinimit, rezultatet e testit ose rekordimin e rekuperimit nga pandemia.

Sekretari i Shtetit i Francës për Dixhitalizim, Cédric O, deklaroi se, “Franca është vendi i parë në Bashkimin Evropian që e ka vënë këtë funksionalitet të disponueshëm për qytetarët e saj”. /Insajderi.com