Lajme

Franca ka shënuar 52 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Vendet e Evropës, janë goditur javët e fundit,

Vendet e Evropës, janë goditur javët e fundit, nga vala e dytë e pandemisë, në mesin e tyre që është goditur më së shumti, bënë pjesë edhe Franca, transmeton Insajderi.

Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë franceze, kanë bërë të ditur se janë regjistruar 52 viktima nga koronavirusi, ndërsa shifra alarmante të infektuarish, është shënuar të enjten, me plot 16.096 raste të reja pozitive.

Që nga fillimi i pandemisë, në Francë janë shënuar gjithsej 31.511 persona të vdekur. Këto shifra të larta të vdekjeve dhe infektimeve, kanë bërë që autoritetet franceze, të ndërmarrin masa të reja kufizuese, kryesisht në vendbanimet urbane dhe metropolet franceze, për të parandaluar infektimet. /Insajderi.com