Showbiz

Fotografi i njohur zbulon shumën marramendëse që ka marrë për një set fotografik

Endrit Mërtiri është një ndër fotografët më të

Endrit Mërtiri është një ndër fotografët më të  njohur dhe të talentuar shqiptarë. Është pikërisht Mërtiri ai i cili ‘fshihet’ pas shumë seteve të mrekullueshme fotografike të shumë personazheve të njohur.





I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”, Mërtiri gjatë sfidës “Ndaje ose haje” u vendos para një pyetjeje shumë pikante ku duhet të tregonte shifrën më të lartë dhe atë më të ulët që ka marrë nga një set fotografik.

Ai u shpreh se shifra më e ulët ishte 50 mijë lek të vjetra ndërsa pagesa më e lartë që ka marrë është 200.000 mijë dollarë.  Kapiteni i skuadrës blu, Rezart Veleshnja u bë kurioz dhe e pyeti nëse u pagua kaq vetëm për një shkrepje apo disa dhe fotografi i tha se për një set, jo vetëm një foto.