Showbiz

Foto sa një mijë fjalë, Marina dhe Geti pozojnë me vajzën

Marina dhe Getoari u bënë dje prindër për herë

Marina dhe Getoari u bënë dje prindër për herë të parë. Një princeshë iu shtua familjes së tyre dhe sot çifti ka bërë postimin e parë në rrjete sociale pas ardhjes në jetë të vogëlushes.



Marina dhe Geti kanë postuar një foto ku shfaqen duke mbajtur dorën e vajzës dhe zbulojnë se i kanë vendosur emrin Marget.

Siç është bërë më parë e ditur nga mediat, çifti e kishin menduar prej kohësh këtë emër që është bashkim i emrave të tyre.

“Faleminderit Zotit qe na bekoi me nje engjell si ti, Jeta jone. MARGET SELIMI 24/11/2021”, shkruajnë Geti dhe Marina.