Shqipëri

FOTO/ Ky është autori që ekzekutoi biznesmenin në Himarë, zbardhet dëshmia e tij

Është zbardhur dëshmia e autorit, Kliti Leka, i cili mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar bizmesmenin Niko Goro.

“I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, mësohet të ketë thënë Leka para uniformave blu. Leka është banues në Tiranë, por është nip në Himarë dhe për këtë tokë pretendon se e ka të trashëguar.

Ky që shihni në foto është Kliti Leka, 53-vjeçari nga Tirana. Ai është arrestuar nga policia, pak minuta dhe pak metra larg vendit të ngjarjes.