Maqedoni

(FOTO) Konfiskohen 100 kg marijuhanë, arrestohen tre persona

Gjatë ditës së djeshme (15.12.

Gjatë ditës së djeshme (15.12.2020) Sektori për Punë të Brendshme-Shkup në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Brendshme-Veles kanë konfiskuar 100 kilogram marijuhanë dhe kanë arrestuar tre persona. Sipas njoftimit të policisë në pikë-pagesën Sopot në autostradën “Miqësia” policia ka tentuar të ndaloj një makinë të tipit BMW me targa të Shkupit të drejtuar nga J.B. ndërsa bashkudhëtar ishte vëllai i tij S.B. nga Bllaca e epërme, por vozitësi nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka tentuar të largohet, me çrrastë ka dëmtuar një makinë të policisë dhe një shtyllë të Ndërmarrjes Publike për Rrugë shtetërore. Pas masave të ndërmarra nga policia, makina është ndaluar dhe janë privuar nga liria që të dy personat, ndërsa gjatë kontrollit në makinë janë gjetur disa thasë me rreth 100 kilogramë marijuhanë. Gjithashtu është arrestuar edhe M.I. nga Vizbegu, i cili ka pasur për detyrë që të siguroj transportin e drogës si i ashtuquajturi “pastrues”.

Nga policia gjithashtu njoftojnë se gjatë bastisjes në shtëpinë e J.B. është gjetur edhe një pushkë gjysmë-automatike, për të cilën gjithashtu do të ngritët padi adekuate.

“Hetimi po vazhdon dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Publike Themelore-Veles po ndërmarrim të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit dhe përfshirjen eventuale të personave të tjerë në kryerjen e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

The post (FOTO) Konfiskohen 100 kg marijuhanë, arrestohen tre persona appeared first on Alsat.