Lajme

Foto/ Alvin mbërrin në Itali, vogëlushi takohet me babain dhe motrat

Ka marrë fund ankthi për Alvinin dhe gjithë

Ka marrë fund ankthi për Alvinin dhe gjithë familjen Berisha. Vogelushi 11-vjecar që u mor nga e ëma në dhjetor 2004 pët t’iu bashkuar ISIS-it në Siri, më në fund ka mbërritur në Romë.

Alvin Berisha mëngjesin e sotëm është bashkuar mes lotësh dhe emocionesh me babain dhe dy motrat që po e prisnin në aeroportin e Romës.

11-vjeçari iu dorëzua familjes nga punonjësit e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe.

Para dy netësh 11-vjeçari shqiptar u transportua në Damask, ndërsa ditën e djeshme në ambasadën italiane në Liban dhe sot u bashkua me familjen në Romë. Operacioni për shpëtimin e Alvinit u krye nga Gjysmë Hëna e Kuqe siriane dhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar, ndërkohë që kanë qenë në kontakt me autoritet italiane dhe ato shqiptare.


Etiketa: , , , , , ,