Maqedoni

Forum ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme në Shkup

Republika e Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër do të jetë shteti nikoqir i “Forumit të ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme të BE – Ballkani Perëndimor”, i cili do të zhvillohet në Kuvend, nën patronatin e Presidencës së Finlandës me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, shtetet anëtare të Bashkimit Evropiane do të prezantohen nga ana e ministrave të Drejtësisë dhe për Punë të Brendshme të Republikës së Finlandës, përfaqësues të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kroacisë, komisarët relevantë të BE-së për drejtësi, për barazi gjinore, konsumatorë, për emigrantë, punë të brendshme dhe shtetësi, Vera Jourova dhe Dimitris Avramopolus, si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve evropiane.

Dita e parë e konferencës do t’i kushtohet sektorit të drejtësisë, ndërsa dita e dytë sektorit për Punë të Brendshme. Komisarja për Drejtësi, Jourova, siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, sot do të merr pjesën në mbledhjen ku do të diskutohet për sundimin e ligjit dhe reformat në gjyqësor, si edhe për kushtet në burgje, gjegjësisht përdorimin e sanksioneve alternative. Jourova gjatë ditës do të zhvillojë edhe debat me studentët e Fakultetin Juridik.

Eurokomisari për emigracionin, Avramopollus, gjatë ditës së nesërme do të jetë pjesë e takimit ministror për Punë të Brendshme, ku do të diskutohet për bashkëpunimin në pjesën e politikës së emigracionit dhe trajtimit kufitar mes Bashkimit Evropian dhe rajonit.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë të përfaqësuar me ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, respektivisht përfaqësues të lartë nga ministritë e tyre.

Në hollin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, sot është paralajmëruar deklaratë e ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska. Ndërsa, është paraparë edhe konferencë për shtyp nga dita e parë e Forumit.

Forumi po zhvillohet në nivel vjetor dhe është pjesë e Strategjisë për mbështetje të shteteve nga Ballkani Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Loading…