Maqedoni

Forum Maqedoni-Gjermani për perspektivat e zgjerimit të BE-së

Në Shkup sot do të mbahet forumi i tretë Maqedoni-Gjermani me temë “Perspektivat për zgjerimin e Këshillit Evropian? Roli i Kuvendit në procesin inkuadrues të Maqedonisë Veriore dhe relacionet me Parlamentin Evropian”.

Në forum sipas organizatorëve do të mbajnë fjalime Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, dhe Doris Pak, kryetare e Asociacionit të grave në Partinë Popullore Evropiane dhe ish deputete në Parlamentin Evropian.

Forumin do ta hap ambasadori i Gjermanisë në vend Tomas Gerberih.

Në ngjarje do të prezantohet analiza e “Dimensionit parlamentar në procesin e inkuadrimit të Maqedonisë Veriore drejtë Bashkimit Evropian”, ndërsa do të flitet edhe për reformat e brendshme në kushte të pasigurisë së zgjerimit.

Loading…