Maqedoni

Fondi shëndetësor, rritet kapitacioni për mjekët amë

Rritet kapitacioni i mjekëve të përgjithshëm amë, stomatologëve dhe gjinekologëve për 15%. Gjithashtu pacientët me sëmundje kronike nuk do të kenë më nevojë që vazhdimin e terapisë ta kërkojnë nga specialisti, por të njejtin do ta marrin nga mjeku i tyre amë, e me këtë synohet evitimi i radhëve të gjata nëpër Klinika dhe Spitale. Ministri i Shëndetësisë thotë se vendosja e kësaj mase bazohet në modelin slloven, i cili po ashtu synon dhe zbulimin e hershëm të disa sëmundjeve nga ana e mjekëve të nivelit primar.

 Mjeku amë nuk mund të depërtojë në ekspertizën e specialistit por mundet që diçka të zbulojë në fazë të hershme dhe ky në fakt është qëllimi i masës. Kështu funksionon shëndetësia primare në gjithë vendet e zhvilluara, qëllimi është që të tërhiqen dhe më pas të thirren pacientët të skrinohen e në bazë të faktorëve të rrezikut. Sa i përket ndjekjes së pacientëve me sëmundje kronike mundet që shumë komod të udhëhiqen nga mjeku amë sepse në shumicën e rasteve bëhet fjalë për kopjim të recetës së njejtë apo vazhdim të ndonjë terapie e cila veçmë është e dhënë prej më herët, për të cilat tani pacientët e kanë patjetër të shkojnë në Spital te specialisti”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Rritje të kapitacionet parashikohen edhe për ordinancat specialistike.

Poashtu Fondi do të rris për rreth 15% kompensimin e shtëpive private të shëndetit që punojnë në mbrojtjen shëndetësore konsultative dhe specialistike, për këtë qëllim Fondi në nivel vjetor do të sigurojë 62 milion euro shtesë”-pohoi Den Donçev, Drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësisë.

Kjo masë poashtu synon punësimin e anëtarit të tret apo katërt të ekipit të mjekëve amë. Procedura për transformimin e ordinancave nga të përgjithshme në specialistike ka filluar që prej disa muajve, ndërsa deri më tani nuk dihet sa mjek të kujdesit primar kanë transformuar ordinancat e tyre.

Vjollca Aliti                                                        

Loading…