Lajme

Fluks pacientësh, hapet tjetër pavion te Covid 3, brenda javës edhe Covid 4

Nga fluksi i pacientëve me koronavirus, pritet

Nga fluksi i pacientëve me koronavirus, pritet që nga e hëna të hapet një tjetër pavion në spitalin Covid 3. Ky pavion mësohet se do të ketë në dispozicion rreth 40 shtretër për të prekurit me Covid.

Brenda javës pritet të hapet edhe spitali Covid 4, po për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus. Me 100 shtretër në total, ky spital do të administrohet nga QSUT.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ndërsa pacientët e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, përpara se ky të bëhej Covid 2, janë transferuar te departamenti i Mjekësisë Interne.

Risjellim në vëmendje se dje bilanci i rasteve me Covid ishte i rëndë – u identifikuan 737 qytetarë pozitivë dhe 13 viktima.


Etiketa: , ,