Lajme

Flet vëllai i gruas që u vra nga burri në Viti

Ngjarja tragjike e vrasjes së katërfishtë në Pozharan të Vitisë tronditi gjithë vendin. Kryefamiljari Fetah Zuka fillimisht vrau gruan dhe dy djemtë dhe më pas veten. Për këtë ngjarje të dhimbshme pati reagime të shumta.

Në mesin e tyre ishin edhe fjalët e vëllait të së ndjerës, Makfire Zuka, Ramadan Ademi, pas vdekjes së motrës dhe dy nipave të tij.

“Me pikëllim të madh, morëm lajmin e hidhur, për motrën dhe 2 nipat tonë. Zoti ju shpërbleftë në paqe”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Kujtojmë që viktimat e kësaj ngjarjeje janë varrosur sot.