Kosovë

Flet polici që shoqëroi babanë e Agon Musliut, tregon çfarë sjellje kishte ai

Në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë ka dëshmuar Arben Haradinaj, zyrtar i Policisë së Kosovës.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar më shumë detaje sa i përket kontaktit që ai ka pasur me Agon Musliun, i riu që vdiq në Qendrën e Studentëve, sa ajo ishte shndërruar si karantinë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Ne bëjmë hetimin e rrethanave të pandemisë përfshirë edhe rastin e Agon Musliut”.

“Ne kemi kërkuar nga Policia ku shihet ardhja dhe dalja e grupit të riatdhesuarve dhe ne kemi parë që keni qenë në asistim të prindit të Agonit. Na tregoni diçka për kontaktin e parë me të?”.

Haradinaj thotë se me kërkesë të babait të tij ia ka dhënë një letër Agonit, por ai ka thënë se ajo nuk i duhet ngase është në kontakt të vazhdueshëm me babin e tij.

“Ne u kemi ndihmuar qytetarëve. Babai i Agonit më ka pyetur se a ka mundësi me ia dërgu djalit tim një letër se është duke ardhur nga Gjermania. Unë e kam marrë e ia kam dërguar personit përgjegjës. E kam përshëndet djalit dhe ia kam dhënë”.

“Kurse ai tha se nuk më duhet më kjo letër se jam në kontakt vazhdimisht në telefon me babin. Babi i tij më pyeti edhe ku gjendet karantina dhe unë ia kam treguar”.

Kusari-Lila më pas e ka pyetur nëse ai ka vërejtur ndonjë shqetësim dhe ndryshim të gjendjes së Agon Musliut.

“E kemi parë asistencën e juaj për punën dhe angazhimin për mbajtjen dhe qetësinë. A keni vërejtur ndonjë shqetësim tek Agoni?”

Haradinaj më tej ka shtuar se Agoni ka qenë i sjellshëm dhe nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë te ai.

“Ka qenë shumë i sjellshëm Agoni, shumë i mirë e i butë. S’kam parë diçka të dyshimtë të ai djalë”.

Kurse Kusari Lila ka thënë se prindi i Agonit ka deklaruar se zyrtari policor i ka thënë se nuk mund t’ia kryejë punën.

Bekim Haxhiu ka thënë se edhe pse me COVID Haradinaj ka pranuar që intervistohet.

“Ju jeni me COVID dhe keni qenë të gatshëm me dhanë intervistë dhe ju falënderoj këtë”.

“Prindi i Agonit a ka ardhur me qëllim me marrë djalin?”

Haradinaj ka thënë se nuk e di qëllimin e tij.