Lajme

Flet babai i autorit të sulmit në xhaminë e Tiranës

Rudolf Nikolla nga Mati mesditën e sotme plagos

Rudolf Nikolla nga Mati mesditën e sotme plagosi 5 persona me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë. Pas sulmit ai u neutralizua nga vetë besimtarët dhe kalimtarët e rastit në zonën e Rrugës së Kavajës më pas policia e dërgoi në komisariat.

Babai i Rudolf Nikollës u shpreh në një intervistë për News 24  se vet është katolik, por gruan e kishte myslimane dhe djalin nuk e kishte penguar që shkonte në xhami.

Po sipas të atit, djalin e kishte shtyrë drejt fesë islame që në moshë të vogël një hoxhë në zonën e Matit ku banojnë.

Ngjarja ndodhi tek xhamina “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës.

Niko Nikolli ka dhënë dëshminë e tij, ku ka treguar se djali i tij ishte besimtar mysliman dhe falej.

Madje ai tha se djali kishte qenë disa herë në këtë xhami, ku kryente ritualin e faljes, ndërsa më pas kishte shkuar në një tjetër xhami.

babai ndër të tjera tha se djali nuk ishte mirë, ishte shtruar 5 herë në spitalin Psikiatrik nga dhjetori e deri më tani./Insajderi.com