Lajme

Flet autori i librit për Agim Bahtirin, thotë se do të shkruajë edhe 7 libra të tjerë për të

Autori Hysen Ibrahimi, i cili ka shkruar një libër me titull “Agim Bahtiri – Epokë kthese si kryetar i Mitrovicës 2013-2021”, ka folur për veprën.

Ai tha libri do të përfshijë karrierën politike të Bahtirit përgjatë qeverisjes së tij në krye të Mitrovicës.

“Nuk është i shkruar dhe është në shkrim e sipër. Ende nuk ka dal nga botimi dhe janë publikuar vetëm kopertinat e tij. Libri pritet të publikohet në 8 vëllime në vitin e ardhshëm. Deri më tani janë mbaruar 6 vëllime. Në libër është e përfshirë e tërë punë për 8 vite e Agim Bahtirit në Komunën e Mitrovicës”, ka thënë ai.

Sipas Ibrahimit, libri përfshinë të dhëna për jetën e Agim Bahtirit dhe do të jetë i llojit dokumentar.

“Kryesisht jam përqendruar në punën dhe në jetën e Agim Bahtirit. Sigurisht që ka edhe kryetra të tjera të komunave të Kosovës që meritojnë libra të tillë. Ky libër do të jetë dokumentar io bazuar në dokumente, veprime, dëshmi konkrete, lëvizje të Agim Bahtirit se çfarë ka bërë për qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë ai.

Disa nga aspektet që përfshinë ky libër, sipas autorit përfshinë edhe çrrënjosjen e korrupsionit.

“Ne po flasim për punën kolosale të Agim Bahtirit në luftën e zhdukjes së korrupsionit, të haraqit dhe për një mbarëvajtje për të mirën e qytetarit. Serbët kanë dashur që ta vendosin kufirin pranë Urës së librit, por falë vendosmërisë së Agim Bahtirit kjo nuk ka ndodhur”, ka deklaruar ai.

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot_22-1-600x360.png