Showbiz

Flet ambasadorja e Izraelit në Beograd, tregon pse nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur

Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher

Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm, ka folur rreth arsyeve pse Izraeli nuk e njoh Kosovës si shtet të pavarur. Ajo për “Magazinë” ka thënë se ne nuk i përkrahim masat e një anshme, ku edhe Kosova e ka shpallur pavarësinë në mënyrë të një anshme, njofton Insajderi.

Më pas ajo ka thënë se Izraeli dëshiron marrëveshje gjithëpërfshirëse, në mënyrë që ta njohë Kosovën në të ardhmen.

“Izraeli kundërshton në parim idenë e masave të njëanshme, veçanërisht deklarimet e njëanshme të pavarësisë, pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.

Më pas ajo ka shtuar se ky qëndrim i Izraelit e forcon pozitën e këtij shteti në arenën ndërkombëtare.

“Unë besoj që aleatët tanë e kuptojnë dhe e respektojnë këtë pozicionim që forcon Izraelin në arenën ndërkombëtare. Shpresoj që zhvillimet e reja në Ballkan do të ndihmojnë procesin që çon te një marrëveshje që do t’i lejojë rajonit për të investuar më shumë përpjekje në mirëqenie dhe prosperitet”./Insajderi.com