Lajme

Flamurtari merr sërish pikë, ndal hovin e Partizanit

Partizani nuk ka shkuar më shumë se një bara

Partizani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Flamurtarit. Të kuqtë ndanë pikët me vlonjatët, duke shpërdoruar në këtë mënyrë një mundësi të artë arratisjeje.

Egzon Belica zhbllokoi shifrat në minutën e 54, teksa Nebihi në minutën e 58 vendosi ekuilibrat dhe rezultatin përfundimtar në 1-1.

Pas kësaj pike, kampionët në fuqi të Superligës qëndrojnë në krye me 22 pikë, dy më shumë se Bylis ndjekës. Ndërkohë, Flamurtari koleksionon barazimin e katërt, duke u gjendur në kuotën e 4 pikëve në fund të klasifikimit.

Situata e vlonjatëve ndërlikohet ndjeshëm, pasi numëron 12 më pak se Vllaznia e zonës play-out dhe mbijetesa mund të kthehet në një mision të pamundur.


Etiketa: , , , , , ,